Kronikë

VIDEO/ Makina përplaset me stacionin e autobusit, humbin jetën dy gra në Greqi, njëra prej tyre shqiptare

14:12 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (1 prill) në Patrida Veria, Greqi.




Një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me një stacion autobusi ndërqytetas. Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një 68-vjeçare, e cila u mor zvarrë nga automjeti dhe një 20-vjeçare me origjinë shqiptare.

E reja shqiptare humbi ndjenjat, por nisi të përmendej pasi iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor. 20-vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin e Verisë, e plagosur rëndë, ku fatkeqësisht humbi jetën pak orë më vonë.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia. Sipas mediave greke, shqiptarja kishte shkuar në atë fshat për të vizituar të afërmit e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.