Mehmet Palaz, një zyrtar i Partisë Popullore Republikane në Turqi (CHP) ka humbur jetën pasi ballkoni ku ata ndodheshin për të festuar fitoren u shemb.
Mjekët konfirmuan se Palaz nderroi jetë, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë gjatë rrëzimit. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.
Në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.
Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.