Kronikë

Aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, reagon Balla: Jam i prekur! Drejtuesi i mjetit tentoi të shmangë kontrollet e policisë

13:49 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas aksidentit tragjik me 8 viktima orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën drejtuesi i mjetit dhe 7 refugjatë emigrantë nga vendet e treta.




Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Balla u shpreh se është i prekur nga aksidenti, ndërsa shtoi se refugjatët kishin hyrë në Shqipëri nga një shtet fqinj, anëtar i Bashkimit Europian.

Sipas ministrit, aksidenti tragjik ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të drejtuesit të mjetit, i cili ka tentuar të shmangë kontrollet policore në atë zonë.

“Jam i prekur nga aksident i ka humbur jetën 7 emigrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkë me ta edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Nga komunikimi që kam pasur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit rezulton që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të drejtuesit të mjetit që ka tentuar të shmangë kontrollet e shumta policore në atë zonë.

Në këtë tentativë ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndodhur aksidenti. Ndjek keqardhje kur thonë që policia nuk ka kontrollin e territorit, policia nuk kap personat e përfshirë në akte të ndryshme kriminale.

Nëse korridoret e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm prekin vendet edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, sepse emigrantë në fjalë vinin nga një vend anëtar i Bashkimit Europian në një prej pikave kufitare të Shqipërisë”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.