Kronikë

EMRI/ Aksidenti tragjik në Këlcyrë, identifikohet drejtuesi i automjetit që transportonte 7 emigrantët

14:08 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edison Bregaj, mësohet se është shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Benz” i cili përfshi një aksident tragjik orët e para të mëngjesit të sotëm, dukë lënë pas 8 viktima.




Bregaj dhe 7 emigrantë të paligjshëm, prej shpejtësisë së lartë përfunduan buzë lumit Vjosë në fshatin Kuqar në Këlcyrë.

Sipas policisë, mjeti u pikas nga një patrullë policie, e cila i ka bërë thirrje të ndalojë, por shoferi ka refuzuar t’i bindet urdhrit të tyre, dhe ka ndërruar drejtim  duke shtuar shpejtësinë.

Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur. Pas  kontrolleve në zonë, u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një Edison Brengaj, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

Sa i përket shtatë emigrantëve, ende nuk ka informacion për identitetin e tyre.

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë/ Drejtori i policisë zbardh dinamikën: Makina lëvizte me shpejtësi, kur pa patrullën… Ja si u zbulua vendngjarja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.