Kronikë

EMRI/ Qëlloi me armë në drejtim të banesës dhe rrezikoi familjen, arrestohet 47-vjeçari

13:21 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot (2 prill) në Gjirokastër, ku një  47-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu, drejt banesës ku ishin familjarët e tij.




Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar shtetasin Leonidha Sinani.

Efektivët gjetën dhe sekuestruan armën e gjahut me të cilën qëlloi 47-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Për motive të dobëta, qëlloi me armë gjahu, në drejtim të banesës ku kishte familjarët, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, mundëson arrestimin në flagrancë të 47-vjeçarit. Sekuestrohet arma e gjahut me të cillën qëlloi ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.

Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.