Shumë njerëzve u pëlqen të pinë kafe në mëngjes. Megjithatë, disa të tjerë pohojnë se pirja e kafesë me stomak bosh mund të dëmtojë shëndetin. Si qëndron e vërteta?
A shkakton probleme me tretjen?
Hulumtimet tregojnë se hidhësia e kafesë mund të stimulojë prodhimin e acidit në stomak. Kështu, shumë njerëz besojnë se kafeja irriton stomakun, përkeqëson simptomat e çrregullimeve të zorrëve si sindroma e zorrës së irrituar dhe shkakton urth, ulçera, refluks etj.
Megjithatë, kërkimet shkencore në përgjithësi nuk arrijnë të gjejnë një lidhje të fortë midis kafesë dhe problemeve të tretjes – pavarësisht nëse e pini atë me stomakun bosh.
Si përfundim?
Pavarësisht miteve të vazhdueshme, pak prova shkencore sugjerojnë se pirja e kafesë me stomakun bosh është e dëmshme. Përkundrazi, ka të ngjarë të ketë të njëjtat efekte në trupin tuaj, pavarësisht se si e konsumoni.
Nëse keni probleme me tretjen kur pini kafe me stomakun bosh, provoni ta pini atë pasi keni ngrënë ushqim.
Nëse vini re përmirësim, ndryshoni rutinën në përputhje me rrethanat. Nëse vuani nga urthi ose jeni diagnostikuar me gastrit ose ulçerë gastrike, është mirë të shmangni pirjen e kafesë me stomakun bosh.