Kronikë

FOTO/ Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, dalin pamjet nga vendngjarja. Makina me klandestinë e bërë copash

07:41 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku mëngjesin e sotëm humbën jetën 8 persoan, drejtuesi i makinës nga Shkodra dhe 7 klandestinë.




Siç shihet në foto, makina e cila doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ra në anë të lumit Vjosë, është shkatërruar totalisht si pasojë e aksidentit.

Përplasja e mjetit tip Benz ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe dyshohet si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si edhe Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.