Kryesore

“Keni një orë mi zemër që…”- Debat në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi i kthehet deputetes së PS: Sa shumë paske vuajtur! Mos u mundoni të…

12:07 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi është shoqëruar me debate, si për rendin e ditës ashtu dhe për marrjen e fjalës.




Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu ka kërkuar që të hidhet në votim pika dy e rendit të ditës, duke thënë që të mos harrojnë periudhat që kanë kaluar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka ironizuar duke thënë “Sa shumë paske vuajtur mi Klod”, më pas debati është zhvendosur me deputetin e PS-së, i cili kërkon fjalën me ngulm.

Pjesë nga diskutimet:

Klodiana Spahiu: Unë ju bëj thirrje t’i përmbaheni rendit të ditës. Të mos kemi paragjykime dhe tendenca ndaj anëtarëve, sekretarit dhe sekretarisë së komisionit, të respektojmë fjalën e të gjithëve. Ju lutem, mos i harroni periudhat që kemi kaluar.

Albana Vokshi: Sa shumë paske vuajtur mi Klod

Spahiu: O kryetare, keni një orë mi zemër që merremi vetëm me këtë. Propozoj të hedhim në votim pikën dy të rendit të ditës.

Vokshi: Në duhet të jemi këtu për ata që kanë dhënë jetën për fjalën e lirë.  Mos u mundoni të shantazhoni, se keni shumicën, ecni me votën. Jam kryetarja. Ke bërë një gafë ligjore që për një që ka mbaruar juridikun është elementare. Rendin e ditës e lexova. O Plarent kur të të japë fjalën

Plarent Ndreca: O zonjë, nuk më sqaron dot ti mua. Nuk kemi ardhur të bëjmë atë çfarë mendon ti, por atë që përcakton ligji

Vokshi: Qetësohuni, e paskeni marrë me shumë siklet, e kuptoj. S’bëjmë dot kakofoni

Ndreca: Sma ndërpret dot fjalën

Vokshi: Jam kryetarja dhe nuk e merr dot me dhunë. Mos më ndërhyni kur unë flas Nuk ta kam dhënë, e more vetë. Zoti Ndreca, ke ndërhyrë te fjala ime. Më ndërpreve.

Ndreca: Unë ndërpres këdo

Vokshi: Zoti Ndreca mund të dëgjojmë zonjën Zhupa, pastaj ta jap

Ndreca: A ka mundësi të marr fjalën, e nisa dua ta mbaroj.

Vokshi: Jo, më keni ndërhyrë kur unë isha duke folur. Po më kërcënon, për çfarë më paralajmëron. Në mënyrë të dhunshme, asnjë nuk e merr fjalën. Do ndjekim rregullin, ka anëtarë të tjerë që kanë kërkuar para jush. I kanë dhënë një detyrë dhe do ta çoj deri në fund, detyrën për të bërë zhurmuesin.

Ndreca: Është i hapur mikrofoni, a mund të flas?

Vokshi: Jeni shumë i ri si deputet duhet të mësoni ca gjëra

Ndreca: Jam mjaftueshëm me eksperiencë

Vokshi: Po, po, eksperiencë në administratë. Nuk do bënit ato gafa nëse do të kishit eksperiencë.

Ndreca: Mënyra sesi silleni po e shfaqni vetëm sikur jeni eprorja e të gjithëve këtu.  Jeni e para në mes të këtyre të barabartëve. Nëse vini këtu me teka e qejfe edhe me ato që ju bëni në mbledhje te partia, ky komision nuk ka për të ecur me ato që ju doni të impononi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.