AKTUALITET

Masakra e 2 Prillit/ Gazment Bardhi nderon 4 martirët: Ditë reflektimi se për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë

12:35 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka nderuar sot në Shkodër 4 martirët e lirisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët katër viktimat e demonstratës antikomuniste të mbajtur në Shkodër më 2 Prill të vitit 1991.




Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra, ndërsa thekson se 2 Prilli është masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe një ditë reflektimi, kuraje dhe ndërgjegjësimi.

Ndër të tjera, nga Shkodra deputeti opozitar ka bërë thirrje që në gjithë Shqipërinë do të duhet të punohet për një Shqipëri ndryshe.

Reagimi i plotë:

Nderime për martirët që dhanë jetën për Shqipërinë! Përkujtojmë me mirënjohje dhe përulje martirët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka!

2 Prilli është masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe për ne, një ditë reflektimi, kuraje dhe ndërgjegjësimi se për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë. Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra. Prandaj, nga Shkodra e në gjithë Shqipërinë do të duhet të mbrojmë lirinë dhe të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.