Tre “shuplakat” që Napoli mori përballë Atalantas bindën akoma më shumë presidentin De Laurentis që në fund të këtij sezoni të nis një revolucion me shkallë të gjerë.
Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti do të ndryshojë të gjithë strukturat drejtuese, ku hallka më e rëndësishme është ajo e drejtorit sportiv.
Në skenë del sërish emri i Igli Tares, i cili ka përfunduar në listën e reduktuar të kandidatëve final për këtë post. Tare vlerësohet shumë për punën e madhe që ka bërë te Lacio edhe pse kishte një buxhet të reduktuar. Edhe te Napoli pritet të jetë e njëjta situatë pasi blutë janë jashtë Evropë, çka do të thotë më pak para.
Posti i dytë më i rëndësishëm është trajneri ku Antonio Konte është dëshira më e madhe, por në këto kushte vështirë se mund të ndodhë.
PANORAMASPORT.AL