BLUETOOTH

“Njerzillëku këtu ka vdekur”-Përjashtimi i Egla Cenos, Arbër Hajdari: Julit iu bë qejfi… Heidi dhe Romeo aleancë me Eglën?

22:13 - 02.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largi i Egla Cenos ka shkaktuar shumë reagime në rrjet por edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.




Ilnisa dhe Meritoni si shkaktarët e daljes së aktores nuk e përcollën ditën kur ajo u skualifikua nga gara.

Nga ana tjetër, Romeo dhe Heidi ishin dy banorët që u prekën më shumë me largimin e Eglës nga shtëpia, duke u shfaqur edhe në lot.

Të pyetur nëse ata kishin një aleancë për lojën me aktoren, ata u shprehën se raporti i tyre ishte miqësor dhe u pëlqente koha që kalonin bashkë, por nuk kishin aspak një aleancë.

Heidi: Jo unë isha shumë afër me të, e kisha shumë xhan dhe ajo mua. E kiasha shumë qejf dhe të nevojshme një njeri si ajo. Na pëleqnte të rinim bashkë.

Romeo: Unë me Eglën kishim një raport të mirë. Më shumë me Eglën kanë ndenjur të tjerët por unë e kisha xhan dhe e kam thënë që asaj nuk i kthehem. Këta le të thonë çfarë të duan sepse këtu njerzillëku këtu ka vdekur.

Lidhur me situatën e krijuar gjithashtu dy opinionistët e Big Brother VIP, thanë për daljen e Eglës se mungonte një aspekt njerëzor për banorët që nuk e përcollën, teksa ajo la shtëpinë.

Egla doli pas përplasjes së saj me Ilnisën dhe Meritonin, ku pas provokimeve të çiftit, i hodhi një gotë me verë Meritonit.

Arbër Hajdari: Egla ishte një banore, por në fund të ditës ishte një njeri. Kur një banor del nga shtëpia, do doja të kisha parë një aspekt njerëzor të banorëve. Pse mos e shoqëronin, Big Brother është një lojë. Mu duk sikur Julit iu bë qejfi me daljen e Eglës.

“Julit i bëhet qejfi gjithmonë”, tha moderatori Ledion Liço.

Arbër Hajdari: Për Eglën nuk nuk e ka shprehur që është i lumtur që ka dalë. Një javë më parë kam reflektuar që ka pasur një afrimitet mes tyre.

Juli: Në garë nuk është se më vjen keq që iku një lojtar i fortë

Ori Nebiaj: Harrojnë të jenë njerëz, duke përcjellur një banore që ka qenë që nga fillimi aktive. Të gjithë ata banorë që nuk po e gjejnë se si të luajnë, por nga ana tjetër o kanë Zarfin e Zi, ose këtë lojën e nervave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.