Kryesore

Projekt ligji për amnistinë penale, Bledi Çuçi: S’do të ketë tolerancë për të dënuarit nga GJKKO! Po presim propozimet e opozitës

11:55 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi është shprehur se projektligji për Amnistinë Penale do të votohet të enjten në Kuvend nëse dakordësohen me opozitën.




Pas mbledhjes së Grupit, ai theksoi se po presin propozimet e opozitës, ndërsa theksoi se nuk do të ketë tolerancë për të dënuarit nga GJKKO.

“Për GJKKO nuk do të tërhiqemi, në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Këtë qëndrim e kemi mbajtur, e kemi publikuar, e kam thënë unë si kryetar Grupi dhe Ministri i Drejtësisë, është qëndrim i prerë.

Çështjet teknike do të diskutohen. Të enjten nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë.

Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, tha Bledi Çuçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.