Kryesore

“Rilindja grabit ditë e natë”- Ilir Meta: Rruga e Ersekës vetëm me kashtë dhe një tegel asfalt! 3.1 miliardë euro në vit vidhet

17:23 - 02.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në Komitetin Drejtues Kombëtar të PL-së u ndal tek rruga e Erskeës, që sipas tij është një nga ngjarjet me shokuese.




Në atë rrugë tha Meta është hedhur vetëm ‘dhe dhe kashtë, duke akuzuar qeverinë për vjedhje.

Rilindja tha ai vjedh ditë e natë, ndërsa u shpreh se në një vit vidhen 3.1 miliardë euro.

“Rruga e Ersekës është një nga ngjarjet më shokuese, që duhet të kishte shkuar gjithë shteti, gjithë SPAK, duhet të ishte bërë hataja.

‘Dhe dhe kashtë, 40 metra! Asnjë shtresë me gurë, asnjë stabilizonte asgjë, kashtë dhe një tegel asfalt. Këto janë gjëra të rënda dhe të tmerrshme. Kostot 6 herë më shtrenjtë i kemi ne sesa në Beograd. Atje ka probleme demokracia, por këtu është më e dëshpëruar.

Rritja e nivelit të të ardhurave, nga 27. 5 % që e ka rilindja që vjedh natë e ditë, në 41-42 % që e kanë vendet e rajonit tonë në raporti me GDP, pra ky 15% do të thotë 3.1-3.2 miliard euro në vit që vidhet, përveç tenderave që nuk administrohet fare në kanalet zyrtare, përmes doganave e tatimeve. Në 4 vjet i bie 12 miliard euro, sa gjithë borxhi që ka gjithë Shqipëria, që Rilindja e ka dyfishuar dhe cdo shqiptar paguan dyfish këtë borxh në vend që ti përfitojë si të ardhura si shtesë për të përballuar sfidat”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë së Lirisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.