Kryesore

“Shpejtësia dhe numri i pasagjerëve, shkak i aksidentit me 8 viktima”- Eksperti i Sigurisë analizon: Ka pasur disa…

21:37 - 02.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho ka analizuar aksidentin tragjik që u mori jetën 8 personave, ku mes tyre 7 ishin klandestine.




Sipas tij, shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia e lartë dhe numri i madh i personave që gjendeshin në automjet.

Hasho thotë se numri i madh i personave mund të ketë ndikuar në lëvizjet e shoferit, i cili mund të ketë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar nga policia.

“Duhet të kemi parasysh numrin e personave që kanë qenë brenda mjetit, mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin. Aty duhet të ketë disa rrotullime të mjetit dhe vetë numri i madh i personave brenda mjetit ka dëmtuar njëri-tjetrin. Shpejtësia tej normave të lejuara që ka bërë një distancë aq të gjatë, nga rruga deri në buzë të lumit. Pavarësisht pengesave që ka pasur në dalje, energjia e mjetit ka qenë shumë e madhe, duke përfunduar në atë pikë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.