Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, një person i plagosur. Detajet si ka ndodhur ngjarja

22:28 - 02.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte (2 prill) në Velipojë, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.




Raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale E.P., i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes dy komshinjve.

Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.