LAJMI I FUNDIT

Tragjedi në Stamboll, 29 persona të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate

16:50 - 02.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub nate në qendër të Stambollit.




Sipas mediave në Turqi shpërthimi ka ndodhur meditën e sotme  (2 prill ) ndërkohë që kanë qenë duke u kryer disa punime.

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së shpejtë kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.

Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.

Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.