Kronikë

Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhen dëshmitë e 4 të arrestuarve, 15-vjeçari pranon krimin! Ja lidhja e viktimës me vajzën që u bë “mollë sherri”

11:40 - 02.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur dëshmitë e 4 të arrestuarve për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi dy ditë më parë në zonën e Shkozës në Tiranë, të cilët akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim.




Mësohet se ditën e nesërme, më 3 prill, ata pritet të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë.

4 të rinjtë e arrestuar kanë treguar dinamikën e ngjarjes duke deklaruar që janë shkëmbyer në makineë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur. 15-vjecari i arrestuar ka pranuar se ai e ka qëlluar më thikë Aurelio Dervishin.

Ndërsa dy 16-vjecarët e tjerë kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër, por sipas tyre nuk kanë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar, Frensis Shehu.

Po ashtu, në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera. Janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë pranë.

Vajza e mitur 16-vjecare, ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes.  Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes. Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.

Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në Audin me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjecare që ishte në një lidhje me 20-vjecarin.

Sipas dëshmisë së dy vajzave, ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami dhe më pas ka nisur edhe konflikti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.