BOTA

FOTO/ Arrin në 9 numri i viktimave nga tërmeti në Tajvan, raportohet për mbi 900 të plagosur

14:25 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi bregun lindor të Tajvanit të mërkurën, më i forti në 25 vjet.




Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar dhjetëra të bllokuar në rrënoja, pasi tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu dhe shembje strukturash. Më shumë se 900 të tjerë janë plagosur dhe mbi 100 ndërtesa janë dëmtuar.

75 persona të bllokuar në tunele të ndryshme në kontenë Hualien janë shpëtuar. Që nga mëngjesi 137 persona mbeten të bllokuar.

Tërmeti u pasua nga pasgoditje të forta, duke përfshirë një lëkundje me magnitudë 6.5 ballë. Pasgoditje të shumta priten në ditët në vijim.

Tajvani, Japonia dhe Filipinet kanë anuluar të gjitha paralajmërimet për cunami të lëshuara pas tërmetit.

Epiqendra e këti8j tërmeti, Qarku Hualien, është shtëpia e rreth 300,000 nga 23 milionë njerëz që jetojnë në Tajvan, një demokraci e vetëqeverisur me një ndikim të madh në biznesin dhe tregtinë globale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.