Kryesore

Mandati i Xhaçkës/ Debat në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Keni nxjerr justifikime absurde! Nikolla cakton datën kur do shqyrtohet

11:30 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e hënë, (8 prill) pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.




Kjo çështje, që mbahet në sirtar prej muajsh nga PS, ka përplasur maxhorancën dhe opozitën në Konferencën e Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja të kalojë në Kuvend, duke shtuar se maxhoranca ka nxjerrë justifikime absurde nga janari 2023 deri më sot.

Ai theksoi se PS kërkon të zvarrisë çështjen duke e kthyer edhe njëherë tek Këshilli i Mandateve, kur “vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese”, u shpreh Bardhi.

Bardhi: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Keni nxjerr justifike absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kan qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi gjatë mbledhjes se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën (8 prill) dhe do të vijohet me procedurën.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë ceshtje për të vijuar proceduren.

Bardhi: Procedura thotë se çështjet do duhet të vij në Kuvend. Por ju kerkoni ta zvarrisni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.