Kryesore

Propozimi i PS për Komisionin Parlamentar për Dizinformimin, Gjekmarkaj kundër: Tentativa e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias

11:55 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar në mbledhjen e Konferencës së  Kryetarëve, se është kundër propozimi të PS, për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Dezinformimini, duke e cilësuar si një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.




Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për te spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.