Kronikë

Ra nga lartësia teksa po punonte në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 55-vjeçari

14:35 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 55-vjeçar, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia në kantierin e ndërtimit teksa punonte.




Polica bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. B., 55 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur paraditen e sotme, te Kodra e Diellit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.