Kronikë

Rrahën dhe plagosën me thikë dy vëllezër në aksin “Llogara-Palasë”, vihet nën hetim 46-vjeçari. Në kërkim i vëllai

17:10 - 03.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë nën hetim një 46-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy vëllezër dhe më pas i kanë goditur me thikë.




Mësohet se gjendja e dy vëllezërve të plagosur paraqitet mirë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.