Kryesore

“Shkelje e hapur kushtetuese!”- Rama refuzoi Interpelancën, Bardhi përplaset me Nikollën: Pse kryeministri e ka vënë vëllain në mbrojtje nga Garda?

11:05 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën urgjente të kërkuar prej tij, lidhur me vëllain e kreut të qeverisë Olsi Rama.




Bardhi i ka bërë kërkesë Nikollës që të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin, me pretendimet se vëllai i tij, Olsi Rama, është përfshirë në trafikun e drogës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Bardhi-Nikollës: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshishë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shënderruar republiken parlamentare në republikë kryeminsitrite. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeminsitri te vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.

Lindia Nikolla: Interpelanca nuk parashikohet të zhvillohet për çështje personale.

Gazment Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse e ka vënë në mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Kujtojmë se në një regaim të bërë më herët, kryeminstri Rama refuzoi interpelancën, me deputetin demokrat, duke argumentuar se “akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave”.

Sipas kryeministrit, pyetjet e kërkuara nga Grupi i PD për interpelancë, nuk kanë lidhje me asnjë realitet faktik.

“Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant””, shkruan Rama.

Per çfarë u kërkua interpelanca?

Gazment Bardhi kërkoi në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 cështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

“Është kallëzuar nga vëllai im ‘trafikant’”- Edi Rama refuzon interpelancën urgjente me Gazment Bardhin: Prit SPAK-un


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.