Këngëtarja Vesa Luma prej një kohë të gjatë, ka qenë e shkëputur nga industria muzikore, por së fundmi ka paralajmëruar një kthim të fuqishëm.
Artistja që vite më parë vendosi të shkëputej nga muzika për të jetuar në Zelandë të Re, me bashkëshortin dhe djalin e tyre ka publikuar një video në ‘InstaStory’.
Në video ajo paralajmëroi se do të bëj publik projektin e saj muzikor që do të shpërblej të gjithë pritjen e publikut.
“Çka keni me ‘ni’ së shpejti. S’kom me ju ‘lon’ rehat këtë vit. Po ju paralajmëroj… ‘jom kthy’ ALL IN. Kom me ju ‘shpërbly’ krejt dashninë edhe pritjen. Promise”,- ka shkruar Vesa Luma
Shfaq Komentet (0)