Kronikë

Trafikonin drogë nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali. Si nisi hetimi në 2020-ën pas një sulmi me armë

14:10 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

13 urdhërarreste janë ekzekutuar ndaj shtetasve shqiptarë në Itali, si të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge.




Gjatë një operacioni nga policia italiane, mësohet se qindra kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre.

Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi nisi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje.

Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.

Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.