Kronikë

“Vajzat dolën nga makina duke qarë”- Vrasja e 18-vjeçarit, flasin dy shokët: Kërkuam ndihmë nga shoferëve të mjeteve në semafor, por s’na ndihmuan

12:58 - 03.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shokët e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili u vra me thikë nga një grup të rinjsh pas një sherri mes tyre tek rrethi i Shkozës mbërmjen e së dielës (31 mars), kanë rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut.




Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, dy të rinjtë treguan se Frensis Shehu, i cili drejtonte mjetin ku udhëtonin agresorët, ka nxitur 15-vjeçarin për të goditur me thikë Aurelion.

Dy shokët, Mario dhe Reni që ndodheshin në mjet me Aurelion, treguan se 20-vjeçari i kishte bllokuar rrugën në semafor dhe i thoshte “pse qeshni”. Ndërsa një nga vajzat në mjet i kishte thënë që kishte pasur njohje me Frensis Shehun.

“Shoferi ishte 20-vjeçari, ai na tha pse qeshni. Vajza 17-vjeçare na tha se ka pasur një njohje me të. Frensis Shehu e nxiti 15-vjeçarin të godiste Aurelion. Nuk e kam parë këtë makinë mbas nesh, se kam pasur edhe shumë mendjen. Ishte e organizuar, sepse kanë ardhur me mjete të forta. Kanë pasur edhe një hekur”, tregoi Reni.

“Vajzat dolën duke qarë nga makina, tentuan ta qetësonin Aurelin, por sherri kishte nisur. Kishte një thikë tip biçak. I pari ka zbritur nga makina Reni, më pas unë dhe Aurelio. Ne ishim për qejfin tonë në semafor, nuk prisnim të na vinin ata lloj tipash”, tha Mario.

Rrëfimi i Renit: 

Kur ndaluam vajza më tha me këtë shoferin kam pas folur unë dhe do të zihemi. Ne nuk donim të ziheshim, duke mbajtur Aurelion dhe shokun tjetër, në momentin që u kthyem për të futur shokët në makinë, erdhën më goditën, goditën edhe Aurelion, kur filluam përleshjen fizike se kemi marrë vesh ku jemi.

Unë kam qenë në tokë, Mario gjysmë në tokë dhe Aurelion nuk po e shikoja se ku ishte. Kur isha në tokë, ka qenë duke më goditur edhe mua me thikë, por thjesht i ra në tokë, nga Mario që ka ndërhyrë shpejt. Pastaj i shkuan të gjithë Marios, u ngrita dhe Aurelion nuk po e shihja, ishte nga krahu tjetër i rrugës. Në momentin që mundohesha të mos i gjuanin Marion u ndamë dhe pamë Aurelion, shkuam me vrap atje, sherri nuk ishte ndarë akoma, ikëm tek shoku jonë, u munduam ta ngrinim, por s’mundëm dot sepse ishte trup i madh.

Thirra njerëzit në semafor sepse kishte shumë makina, nuk ka ardhur asnjë njeri për 2-3 minuta. Ka ardhur një person nga hekurat e rrugës, kishte njoftuar ambulancë, e kemi ngritur peshë dhe e dërguam deri tek bagazhi i makinës. Në momentin që do niseshim për spital erdhi ambulanca, e morën në jetë por rrugës në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk na e ka dëgjuar asnjëherë zërin njeri për këto probleme, ishim grup që ndihmonin njëri-tjetrin. Kemi pasur rreth shoqëror të madh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.