Ish-presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, u ndalua këtë mëngjes në aeroportin Barajas, në Madrid, pas kthimit të tij në Spanjë nga Republika Domenikane.
Dhjetëra gazetarë prisnin Rubialesin në daljet e aeroportit, por ish-presidenti u arrestua teksa doli nga avioni dhe u transferua, me sa duket, në gjykatat e Majadahonda.
Javën e kaluar, ‘Fiscalía’ spanjolle lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për atë, në lidhje me kontrata të parregullta, duke përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)