Kosova

Tentoi të largohej nga vendi me heroinë me vlerë 200 mijë euro, arrestohet kosovari

19:31 - 07.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Kosovës në Merdarë, pasi u kap në automjet me 20 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë.




Pesha e pakove arrinte vlerën e 10 kilogramëve dhe kap vlerën e 200 mijë eurove.

Kosovari me dy shtetësi  atë kosovare dhe atë kroate po udhëtonte me një automjet me targa kroate.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa para, dy telefona dhe makina në të cilën gjendej droga.

“Te një automjet me targa kroate, i llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., i vitit të lindjes 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2,500 euro dhe një telefon celular”, tha drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.