BLUETOOTH

“Iku Ilnisa dhe i vardisesh Meritonit”/ Julian Deda ia thotë “troç” Rike Roçit: Ke frikë nga nominimi dhe… Si reagoi banorja?

10:12 - 09.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rike Roçi pas daljes së Ilnisa Agollit nga “BBVIP” është parë shumë e miqësuar me Meriton Mjekiqin, duke i “harruar” debatet që ka pasur me këtë fundit.




Gjatë një debati me Julian Dedën, aktori i tha modeles se është afruar me moderatorin sepse ka frikë nga nominimi, ndërsa një gjë e tillë është mohuar nga Rikja.

“Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi”- iu drejtua banorja, megjithëse aktori tha se tani e ka vënë re këtë gjë.

Modelja tha nuk mban qëndrim me Meritonin sepse atë e ka shok, ndërsa sipas Julit-Rike pas largimit të Ilnisës i është vardisur Meritonit sepse ajo nuk ka me kë të qëndrojë.

Pjesë nga debati:

Rike: Dea unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin por nuk bëj debate fallco siç i bën ti

Juli: Pse se di unë?,

Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse smë intereson fare. Nuk kam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi

Juli: Tani po e shikoj

Rike: Shyqyr që tani po e nxjerr fytyrën

Juli: Kjo është e dukshme Rike. Ti rri me të tjerët se s’do të të nominojnë.

Rike: Nuk është e vërtetë

Juli: Po, sepse ke frikë nga nominimi

Rike: Po o zot sa fikë që kam

Juli: Prandaj nuk mban asnjë qëndrim

Rike: Nuk mbaj qëndrim me Meritonin? Meritonin e kam shok, ta dish

Juli: Ky është mendimi që unë kam për ty sot

Rike: Unë nuk bëj debate koti siç bën ti. Nuk bën diskutime të logjikëshme

Juli: Po sepse ai në raport me atë…

Rike: Deda ti je vetëm me ul njerëzit. Vetëm ty të kemi inteligjent

Juli: Uaaa, fjalët e Eglës

Rike: Eglën e ke shoqe ti

Juli: Bravo tani nuk bëj më muhabet me ty. Tani e kuptova se ti iu shkon të tjerëve se s’ke me kë rri. Iku Ilnisa dhe iu vardise prap mbrapa, kjo je ti

Rike: Mendimi jot Deda (Juli largohet)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.