BLUETOOTH

Katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë menstruacioneve

16:28 - 11.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shumë prej vajzave që përjetojnë dhimbje apo shenja para ardhjes së ciklit dhe gjatë atyre ditëve, por ka të tjera që kanë dhimbje të forta dhe të padurueshme




Çdo muaj, trupi lëshon një fluks hormonesh që quhet prostaglandina, të cilat bëjnë që mitra të shtrydhet dhe tkurret për të hequr mukozën e saj. Kontraksionet mund të shkaktojnë ngërçe në të gjithë barkun, madje edhe dhimbje dhe inflamacion.

Por, cilat janë katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë ciklit?

  1. Gjakderdhje e parregullt ose në sasi të madhe

Gjatë menstruacioneve, gratë kanë gjakderdhje zakonisht nga tre deri në shtatë ditë, ku dy ditët e para janë më të rëndat. Nëse keni gjakderdhje më shumë se tetë ditë, mund të keni një problem të shëndetit riprodhues. Mund të jetë një tregues i fibroideve, të cilat janë tumore beninje në mitër dhe në raste të rralla, gjakderdhja e parregullt mund të jetë shenjë e kancerit të mitrës.

  1. Dhimbje të legenit

Dhimbjet normale që nuk krijojnë pengesë gjatë përditshmërisë, pra punës apo ndjekjes së shkollës, mund të kalohen me disa ilaçe qetësuese. Por, kur ato bëhen të papërballueshme, ju duhet të lini një takim me mjekun. Nëse dhimbja bëhet e fortë, kjo mund të jetë shenjë e një urgjence, nga problemet e vezoreve te një shtatzëni jashtë mitre.

 

 

 

  1. Dhimbje jociklike pelvike

Një tjetër flamur i kuq është dhimbja jociklike e legenit, pra një dhimbje ose rreth barkut, ose rreth legenit që ndodh edhe kur nuk jeni me menstruacione. Kjo ndodh për shkak të ekspozimit ndaj periodave të dhimbshme, për shkak të endometriozës. Njëherësh, muskujt përreth zonës mund të bëhen gjithashtu hiperaktivë, duke shkaktuar dhimbje edhe kur nuk jeni me menstruacione.

  1. Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose urinimit

Mjekja obstetre Gabrielle Whitmore thotë se këto shenja lidhje me çështje të tilla si kapsllëku, infeksion i traktit urinar ose, në rastin e seksit të dhimbshëm, spazma muskulore ose nerva tepër të ndjeshme. Në raste më të rënda, shkak mund të jetë endometrioza, e cila fillon dhe rritet në fshikëz ose në zorrën e trashë duket sjellë shqetësimet e mësipërme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.