Kryesore

“S’jam marrë me tendera” – Nëna e Monika Kryemadhit flet pas daljes nga SPAK: Më pyetën për pronat! Jam krenare për vajzën time

15:21 - 11.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e Monika Kryemadhit është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje për pasurinë.




Në një prononcim për gazetarët, pas daljes nga SPAK, Fatime Kryemadhi ka deklaruar se është marrë në pyetje për pasurinë.

Fatime Kryemadhi: Jam krenare për vajzën që kam, nuk e mohoj sikur pa le se si… E di pse e sulmojnë të gjithë, që kur filloj të merret me djegësat ajo, këta filluan pastaj… Unë i sqarova të gjitha gjërat e mia këtu. U pyeta për shtëpinë, unë nuk isha pa shpi, kam punuar gjithë jetën. Për pronën time, për shtëpinë që kam. Unë s’kam qenë pa punë, se këta ma kishin nxjerrë me një pension 160 mije që paskam ble shpi unë.

Pyetje: A të kanë sekuestruar celularin?

Fatime Kryemadhi: Po çfarë ka celulari? A kam bërë tendera, as djegësa, as 5D, as 7D.

Pyetje: Po fëmijët e Monika Kryemadhit janë pyetur?

Fatime Kryemadhi: Jo, s’kan pse të pyeten, ata i kam mbuluar unë. Kam pallatin që kam bërë unë, me shpenzimet e mia që kam bërë në tokën që më ka lënë burri, që kemi punuar bashkë. Unë për fëmijët i kam, çdo gjë i kam me bankë, shikojini shikojini.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.