BLUETOOTH

Iu nënshtrua një operacioni në nofull dhe buzë, vdes pas operimit modelja e njohur

16:29 - 12.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur nga Venezuela, Wilevis Brito pësoi arrest kardiak dhe vdiq pasi iu nënshtrua një operimi në fytyrë në një spital në Karakas.




Siç raportohet, modelja 24-vjeçare kishte një operacion ku një mjek i hoqi një gungë në buzë dhe trajtoi një gërvishtje në nofullën e saj, shkruan DailyMail.

Brito, pas operimit kishte hasur në komplikime të rënda të cilat nuk ia doli të përballonte.

Sipas burimeve, modelja nuk iu nënshtrua operacionit për të ndryshuar pamjen e saj në fytyrë.

“Ajo po i nënshtrohej një operacioni të nofullës dhe një gunge të vogël që iu formua në buzën e saj”, tha një burim.

“Për të shmangur komplikimet e mëtejme, ajo vendosi të operohej. Por jo për kozmetikë apo bukuri, por për shëndetin”.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.