BOTA

“Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë!”- Vjosa Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit

17:30 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit.




Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shprehet se Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin iranian.

Ajo ka thënë se ky sulm çon në përshkallëzim të madh dhe paqëndrueshmëri në rajon dhe më gjerë.

“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.” – ka bërë thirrje Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.