Kryesore

Shokët e skuadrës vizitojnë futbollistin Ndika në spital, Roma zbulon gjendjen e mbrojtësit

23:09 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e Serisë A mes Romës dhe Udinezes u ndërprerë sot pasi mbrojtësi Evan Ndika u ndje keq pasi kishte dhimbje në gjoks.




Ai u transportua me ambulancë në spital dhe më pas ndeshja në fjalë u pezullua pasi lojtarët nuk dëshironin të vazhdonin, të shqetësuar për situatën e tij.

Lajme pozitive vijnë nga kampi i Romës, për sa i përket gjendjes së futbollistit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ekipi vizitoi futbollistin në spital. Për fat të mirë Ndika ndihet më mirë dhe është në humor të mirë. Ai do të qëndrojë nën vëzhgim për analizat më të hollësishme. 


PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.