Kronikë

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 5 të arrestuarit

15:49 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 5 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Spitallë. Në qeli është lënë ish-zv.drejtori i Kadastrës, Leonard Kadrimi dhe 4 personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen se tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë.




Leonard Kadrimi ka qene drejtor i Kadastres Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për 9 persona të tjerë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës”, njoftoi policia.

Lirim Xhameta 58-vjeç dhe Dashnor Taulla 61-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

Ardit Kërtusha, 33-vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.