Kryesore

Qetësohet gjithçka, futbollisti i Romës nuk pësoi atak kardiak dhe lë spitalin sot

12:43 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithçka qetësohet në ambientin roman dhe jo vetëm. Futbollisti Evan Ndika nuk pati arrest kardiak. Pas frikës që u shkaktua mbrëmjen e së dielës në sfidën Udineze-Roma, ndika kaloi në spital një natë të qetë dhe situata e tij është normalizuar.




Mbrojtësi i Romës, pasi u ndje keq në fushë u drejtua në spital. Dhe pas ndihmës së parë mëngjesin e kësaj të hënë i është nënshtruar ekzaminimeve të tjera të detajuara.

Dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të lërë shpejt spitalin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Spitali ku ndodhet i shtruar, bëri të ditur se nuk do të shpërndajë një buletin mjekësor. Diçka që do të menaxhohet nga klubi i Romës.

Ndika la të kuptohej se ndiente shtrëngim në gjoks, çka krijoi frikën për një infarkt në fushë, por për fat të mirë nuk rezultoi kështu me romanistin që është në gjendje të mirë shëndetësore.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.