BLUETOOTH

I ngacmoi s*ksualisht gruan, reperi i njohur dhonon agresorin

18:23 - 18.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesit e Kanye West pretendojnë se një burrë ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht gruan e tij, Bianca Sensori, në një incident që ka ndodhur në Los Angeles.




Burimet i thanë më parë TMZ se West është duke u hetuar me dyshimin se reperi grushtoi një burrë që thuhet se kishte “kapur” Sensori.

Ekipi i reperit më pas lëshoi ​​një deklaratë, duke thënë: “Sensori u sulmua fizikisht. Burri nuk u përplas vetëm me të. I vuri duart poshtë fustanit, direkt në trup, e kapi nga beli, e ktheu dhe më pas e puthi. Ai e abuzoi dhe e sulmoi seksualisht”.

Kishte gjithashtu një incident në vitin 2022 kur West u hetua nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit për rrahjen e një personi që ai pretendonte se po e tallte.

 

 

West, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Ye, thuhet se u martua me Sensori, një arkitekte në kompaninë e tij, Yeezy, në dhjetor 2022, më pak se një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Pak ditë më parë, një punonjës i West-it e akuzoi se kishte ngacmuar studentët e tij në “Donda Academy”, që ai ka themeluar. Trevor Phillips e akuzoi muzikantin e famshëm për racizëm, homofobi, antisemitizëm, si dhe për ngacmim të studentëve dhe punonjësve në Akademi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.