Kronikë

I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e rekursit të Izet Haxhisë

12:28 - 21.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të mbahet më 23 maj.

Haxhiaj akuzohet për kryerjen e vepres penale “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ne vitin 1998 “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te Besim Çeres, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Zenel Nezes, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998.

DETAJET E ÇESHTJES:
Nr. i çështjes: 52105-00114-00-2023
Tipi: Çështje Penale
Titulli i çështjes: IZET HAXHIA
Dorëzuesi: IZET HAXHIA
Data e regjistrimit: 27/02/2023
Inicializuar: Rekurs
Statusi i çështjes: Në Proçes
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Tiranë
Objekti i padisë/akuzës: Per kryerjen e vepres penale “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se funksionareve publike sot neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ne vitin 1998 “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te Besim Çeres, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Zenel Nezes, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal.
Baza ligjore: Nenet 79/c, 78/1-25 te Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.