Kronikë

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

18:03 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq, të cilët dyshohen si autorë të krimit.




Mediat turke raportojnë se grupi hetimor ka mundur që të identifikojë autorët që kanë vrarë me plumb në kokë 27-vjeçarin shqiptar më 25 nëntor 2023.

Pas vrasjes ata e mbështollën me letër alumini dhe e groposën në një zonë pyjore, në një fshat pranë Hamburgut.

Emrat e dy autorëve të dyshuar janë Selami C. dhe Ferhat K.

Krimi i rëndë u zbulua nga një çift që po bënin një shëtitje në zonën pyjore ku ndodhen burimet termale në qytetin Kaltenkirchen, 27 kilometra larg Hamburgut.

Çifti, i cili kishte parë person të shtrirë në tokë me një pjesë të madhe të trupit të mbështjellë me letër alumini, ka njoftuar menjëherë policinë.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë efektivë të policisë. Policia konstatoi se i riu, i cili u ekzekutua me një plumb të vetëm, ishte mbështjellë me letër alumini pasi u vra për të mos lejuar përhapjen e gjakut përreth dhe më pas u transportua në zonë me automjet.

Si rezultat i verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve, u zbulua se kufoma i përkiste Reols Hysnelit, shtetas shqiptar i burgosur për trafik droge në Lübeck në vitin 2023.

Ndërsa trupi i Hysnelit u dërgua në Morgun e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dy ditë pas ngjarjes, shtetasi shqiptar Qerim D., 17 vjeç, me origjinë nga Kukësi por me banim në Lushnje, i cili nuk fliste gjermanisht, shkoi në Komisariatin e Policisë Pinneberg me avokatin e tij dhe rrëfeu se kishte vrarë një person.

Fakti që 17-vjeçari heshti për detajet e krimit dhe se avokati i tij ishte i njëjtë me avokatin e Ilber, Edmond dhe Ernest Domit, drejtuesit e grupit “Vëllezërit Domi”, i cili menaxhon një pjesë e trafikut të drogës në Gjermani, bëri që policia të thellojë hetimet.

Policia konstatoi se fatura e letrës së aluminit të sekuestruar në vendngjarje i përkiste një dyqani që shiste materiale ndërtimi në Uetersen dhe nga pamjet e kamerave të dyqanit mori informacion se Ferhat K. dhe Selami C. kishin blerë letër alumini.

Në bazë të informacionit që ka marrë, policia ka bastisur një shtëpi nargjileje të mbyllur në rrugën Großer Sand, ku kanë hyrë për herë të fundit Ferhat K. dhe Selami C.

Gjurmët e vrasjes janë gjetur në katin e sipërm të pallatit. Ndërsa u konstatua se salla ishte e mbuluar me gjak, në dhoma të tjera u zbuluan pajisje të përdorura për kultivimin e kanabisit.

Me gjithë përpjekjet, Ferhat K. dhe Selami C. nuk u kapen dot. Ndërkohë është konstatuar se Ferhat K. dhe Selami C janë arratisur në Turqi menjëherë pas vrasjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.