AKTUALITET

Reshjet intensive të dëborës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit. Probleme në Qafën e Buallit

13:32 - 21.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës, që kanë nisur që prej orëve të para të ditës së sotme (21 prill), ka nisur problemi në qarkullimin e makinave në Rrugën e Arbrit.




Mësohet qarkullimi i automjeteve është vështirësuar më së shumti në nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës.

Intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur.

Momentalisht në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Policia Rrugore e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.