AKTUALITET

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për sot

07:12 - 21.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.




Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe  në lartësitë mbi 1000-1200m  priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht  mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.