Kryesore

Ish-këshilltar i Ilir Metës, Ralf Gjoni thirret në Prokurorinë e Posaçme

10:02 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së Ralf Gjoni, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.




Gjoni është paraqitur paraditen e sotme i vetëm në ambientet e SPAK, rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK.

Ralf Gjoni para se të bashkohej me LSI-në ka qenë një ndër drejtuesit e organizatës “Mjaft”.

Ndërkohë që në zgjedhjet e 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së LSI-së që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta.

Ai që nga viti 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-ë, tashmë Partia e Lirisë, ndërkohë ka mbajtur dhe postin se Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë forcë politike.

Po ashtu, Ralf Gjoni ka qenë këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm, kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.