Kronikë

Tentoi të trafikonte drejt Italisë automatik dhe municion luftarak, arrestohet 66-vjeçari. Ja ku e kishte fshehur armën e zjarrin

11:44 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas italian është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Durrësit, pasi tentoi të nxirrte jashtë territorit të Shqipërisë drejt Italisë, një amë zjarri automatik si dhe municion luftarak.




Sipas policisë, 66-vjeçari me iniciale G.B., e kishte fshehur armën në dyshekun e mjetit tip rulot.

Po ashtu, efektivët, gjatë një tjetër aksioni ne port, gjendën dhe 16 300 euro dhe 100 paund, të shtatsit E. H., 31 vjeç, i cili u procedua penalisht.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Border”, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarimit të parave.

U sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.

Për tentativën e trafikimit të armës së zjarrit, u arrestua shtetasi italian G. B., 66 vjeç, ndërsa për rastin tjetër u procedua penalisht E. H., 31 vjeç, poseduesi i parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.

Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.