LAJMI I FUNDIT

I mjaftoi një barazim, klubi historik italian kthehet pas tre vitesh në Serinë A

20:33 - 01.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi i Parmës është tashmë zyrtarisht edhe një herë në Serinë A. Klubi i njohur, i rënë tre vite më parë nga futbolli i elitës, sot ka siguruar një pikë që i nevojitej përballë Barit, për të siguruar matematikisht diferencën që i duhej për të qenë përsëri mes skuadrave më të mira në edicionin e ardhshëm.




Barazimi 1-1 ndaj Barit me golin e Boni për vendasit dhe Di Çezare për miqtë, ka mjaftuar për të ndezur edhe një herë festën e tifozëve të skuadrës emiliane, e cila ka bërë histori për shumë vite në elitë me rezultate të rëndësishme, duke prodhuar edhe kampionë të jashtëzakonshëm.

Kur mbeten 2 javë nga fundi i kampionatit të Serisë B, Parma ka tre pikë avantazh ndaj Komos së vendit të dytë dhe 7 ndaj Venecias së vendit të tretë. Vetëm dy vendet e para në renditje shkojnë automatikisht në Serinë A, ndërsa nga vendi i 3-të, deri në vendin e 8-të, zhvillojnë play-off për skuadrën e tretë që do u bashkohet me lart.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.