Kronikë

Aksidenti në Durrës/ U përplas nga një makinë, vdes drejtuesi i biçikletës! Shoferi shpallet në kërkim

19:16 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Durrës. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në lagjen 14/1, ku një shofer makinë përplasi fillimisht një person me motor dhe më pas një tjetër me biçikletë, për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.




Ndërkohë policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

“Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, thote policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.