BLUETOOTH

Hynë në restorantin ku po darkonte dhe e qëlluan për vdekje, si u vra blogerja e njohur dhe lidhja e saj me krimin e organizuar. Ja mesazhi i fundit

18:07 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekuadori po përjeton një valë dhune kriminale. Në pesëmbëdhjetë ditët e fundit, vendit i është dashur të përballet me vdekjen e dy kryebashkiakëve dhe influenceres së njohur Landy Párraga, 23 vjeçarja e cila aspiroi të bëhej mbretëreshë bukurie duke marrë pjesë në konkursin Miss Ekuadori. E reja u vra me nga dy vrasës të cilët hynë në restorantin ku ndodhej me një person tjetër dhe e qëlluan tre herë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.




Ngjarja mësohet të ketë ndodhur me 29 prill, duke krijuar një bujë të madhe në vend pasi modelja gëzonte një popullaritet të madh si modele dhe si influencuese. Landy Párraga ishte shumë aktive në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku numëronte më shumë se 173 mijë ndjekës.

 Por çfarë fsheh ky krim?

E vetmja lidhje e njohur deri tani e të resë me krimin e organizuar është përmendur në bisedat telefonike të Leandro ‘El Patrón’ Norero , një trafikant droge i cili u vra në burg nga një bandë armike në fund të vitit 2022.

Sipas ‘El País’ të botuar këtë të premte , Landy Párraga u përmend në çështjen ‘Metástasis’, një komplot i dyshuar për korrupsion gjyqësor, policor dhe burgje në Ekuador që u ngrit nga vrasja e Norero. Një operacion i madh në të cilin tashmë ishin arrestuar 39 persona, përfshirë Wilman Terán, presidentin e deriatëhershëm të Këshillit Gjyqësor.

Në telefonat e sekuestruar, Policia ka gjetur disa biseda ku emri i Párragës figuron vazhdimisht , ndonëse lidhja e saktë nuk dihet ende pasi ish-kandidatja për Miss Ekuadori nuk kishte precedentë penalë. Në një nga mesazhet e përgjuara nga trafikanti i drogës, lë të kuptohet se ai ka pasur një lidhje me modelen për të cilën kishte frikë se mos e merrte vesh gruaja e tij: “Ku gruaja ime ka diçka me të. Unë jam i dehur. Ju lutem, statusi im, emri i saj (Landy Párraga) nuk mund të shfaqet askund. Përndryshe bota ime do të shpërbëhej.”

Fjalët e fundit të Landy Párraga

Pak orë para vdekjes tragjike, Landy Párraga ka publikuar mesazhin e fundit në rrjetet sociale. “Jeta është një jehonë. “Ajo që dërgoni kthehet tek ju ,” shkroi ajo pa e imagjinuar se çfarë do të ndodhte pak më vonë. Një postim ku po grumbullohen qindra reagime për atë që ndodhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.