LAJMI I FUNDIT

“Interi i falimentuar, mbijeton vetëm prej COVID-it”, deklarata tronditëse e aksionerit kuqezi

22:30 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Xhuzepe la Skala, President i Shoqatës së Aksionerëve të vegjël të Milanit, foli për situatën ekonomike dhe sociale të Interit, duke hedhur akuza të forta.




Sipas tij, klubi i Interit është teknikisht i falimentuar, por ka mundur të mbijetojë në vitet e fundit falë ndryshimeve në rregullore për shkak të Covid-it.

“Inter, si shumë skuadra të tjera, nga pikëpamja e raporteve të aftësisë paguese, është teknikisht i falimentuar. Ai klub ka mundur të mbijetojë në vitet e fundit falë ndryshimeve në rregullore për shkak të Covid-it çka ka bërë të mundur që të mos mbulohen humbjet dhe të manovrohet me pagesat në mënyrë të lirshme”. Avokati bazohet të ai deficit që e bën Interin të paaftë të blejë lojtarë në Itali pa shitur dikë më parë. Lidhur me situatën, La Skala shtoi:

“Interi po rikuperon falë një menaxhimi të cilësisë më të lartë nga pikëpamja e kontrollit të humbjeve, por vazhdon të humbasë para. Pronarët janë përballur me nevojën për të shlyer obligacionet, para së gjithash ato të përcaktuara në rrjedhën e sipërme, në krye të zinxhirit të kontrollit, me norma për të cilat rifinancimi kushton 15% më shumë në vit mbi 400 milionë eurot e huasë”.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.