BOTA

Lufta në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar i siguron 3.75 mld dollarë ndihma, Lord Cameron ‘urdhëron’ Kievin përdorimin e armëve brenda Rusisë

18:59 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron, pasi njoftoi se do i jepen Ukrainës 3.75 miliardë dollar, është shprehur se armët britanike të dhëna, mund të përdoren edhe për të goditur objektivat në territorin rus.

Një deklaratë e tillë ka ardhur nga Lord Cameron përgjatë vizitës së tij në Kiev, ditën e enjte, 2 maj 2024, ku u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.




Në këtë takim, Sekretari u shpreh se Ukrainës do i sigurohen 3.75 miliardë dollarë ndihma në vit, për aq kohë sa do jetë e nevojshme, pra për aq sa vazhdon lufta mes dy shtetëve.

“Siç ti e di ne jemi mbështetësit e tu më të fortë, e ashtu siç i thash e Ministrit tuaj të Jashtëm, ne nuk vijmë thjesht si miq, por vijmë si partner. Mënyra se si  punuam së bashku këtë vit përmes forcës ushtarake, diplomacisë, politikës e financimit për të të suportuar në të gjithat rrugët që mundemi…mendoj se paketa e shpallur ishte e rëndësishme jo vetëm sepse ishte paketa më e madhe e dhuruar që ne kemi dhënë deri më tani, por mendoj se është e rëndësishme të thuhet që këto 3 miliardë paund (3.75 milionë dollarë), nuk është vetëm për këtë vit, por është dhe për vitin tjetër, për vitin pasues të këtij të fundit, dhe për aq vite sa do ju nevojitet!”- tha Lord Cameron.

Por sa ndihma ka marrë deri më tani Ukraina?

Sipas Institutit për Ekonominë Botërore, përgjatë një analize nga shkurt 2023 – shkurt 2024, Ukraina ka përfituar këto paketa në total:

SHBA – 46.2 miliardë dollarë

Gjermania – 10.7 miliardë dollarë

Mbretëria e Bashkuar – 5.7 miliardë dollarë

Danimarkë – 5.2 miliardë dollarë

Zvicra – 4.1 miliardë dollarë

Polonia – 3.2 miliardë dollarë

Suedia – 2.9 miliardë dollarë

Franca – 2.9 miliardë dollarë

Kanada – 2.1 miliardë dollarë

Finlanda – 1.9 miliardë dollarë

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.