BLUETOOTH

“Ma shpif nga koka te këmbët!”- Egla Ceno shpërthen keq ndaj Erjola Doçit. Moderatorja: Të është bërë fytyra si…

10:44 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Egla Ceno dhe moderatorja Erjola Doçi, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit i ka hedhur aktores bishta cigaresh dhe qese mbeturinash  në krevat.




Egla nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim dhe ka shpërthyer ndaj Erjolës, duke  i thënë “ti je diva e plehrave dhe cigareve”, ndërsa Erjola iu kthye duke i thënë  “ty të është bërë fytyra shollë këpuce”.

Mes debatit të dy vajzave është futur edhe Françeska Murati, e cila e habitur nga veprimi i Erjolës i tha asaj që s’janë në muajin e parë të “Big Brother” që të bëjnë veprime të tilla.

Pjesë nga debati:

Egla: Ti je diva e plehrave dhe cigareve. A e ke kupton sa poshtë je? Ma shpif që ke futur duart te krevati im

Erjola: Faleminderit

Egla: Ma shpif nga koka te këmbët. Rri larg gjërave të të tjerëve, trego edukatën që ke

Erjola: Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh

Egla: Ti je diva e plehrave

Erjola: Epo thuaju të tjerëve, mua mos më fut në një thes me të tjerët

Françeska: Çfarë i bëre? I hodhe cigare te krevati

Erjola: I vura këto (bishtat e cigares) dhe qese të zezë

Françeska: O Erjola s’jemi në muajin e parë të “Big Brother”. Kemi filluar të hedhim plehra te krevatet e të tjerëve

Erjola: Zemra ti bëj çfarë të duash me jetën tënde

Françeska: Patjetër që do të bëj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.