Kronikë

Makina humb kontrollin dhe del në anën tjetër të rrugës, përplas këmbësorin, një person me biçikletë dhe më pas një mjet të parkuar. Detajet e aksidentit

18:42 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit.




Një Benz  i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar  një biciklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasoje drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa knë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit  për shkak të shpejtësisë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.